Please enter at least 3 characters.

Kryeministri Mustafa i lumtur me sukseset e xhudistëve nga Kosova në Paris

2017/02/16684359_1245396938859874_7527028243310348909_n.jpg

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook, për të uruar Majlinda Kelmendin, që raftit të saj të medaljeve ia shtoi edhe një nga Parisi, derisa edhe njëherë e ngriti emrin dhe flamurin e Kosovës në nivelin më të lartë.

“Majlinda e Artë edhe në Paris. Distria e bronztë! Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, vazhdon të na e mbajë në pediestal emrin e shtetit tonë”, ka thënë Mustafa.

“Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës i shpreh mirënjohje të pafund për nderin që po ia sjell vendit me punën, sportivitetin dhe rezultatet e saj kulmore. Kosova është krenare që të ka!”, ka shkruar ai.

Në Paris ishte edhe Nora Gjakova, por ajo nuk kishte fat dhe këtë herë mbeti pa medalje.