Please enter at least 3 characters.

Kryeministri Kurti nuk i komenton postimet e Hekuran Muratit për veteranët

2022/07/Kurti.jpg

Disa postime të ministrit të Financave, Hekuran Murati në Facebook të para disa viteve lidhur me veteranët janë përfolur ditëve të fundit.

Një ditë më parë, në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu dhe ajo e AAK-së, Time Kadrijaj folën rreth kësaj çështje. Të dy deputetet ironizuan duke pyetur ministrin Murati sa kushton çmimi i lirisë dhe se nuk është brumosur të jetë luftëtar e veteran.

Murati në vitin 2016 kishte shkruar në Facebook për veteranët. Ai kishte thënë se më shumë buxheti për veteranët se buxheti për FSK-në.

E për këtë postim është pyetur sot kryeministri Albin Kurti, por i cili tha se nuk i komenton.

“Unë jam kryeministër, nuk jam komentues. Komentues ka pa fund. Kryeministri i Republikës së Kosovës qeveris me vendin për çështjet madhore. Çka shkruajnë komentuesit për komentimet e para shumë vjetëve nuk mund të jenë temë, e as prioritet për mua”, tha Kurti. /Telegrafi/