Kryeministri krenohet me Sigal Prishtinën
08/04/2015
Në një status në Facebook, Mustafa ka shkruar se “fakti se Sigal Prishtina është kualifikuar në finale të Ligës Ballkanike, është një lajm i gëzueshëm dhe një hap shumë i rëndësishëm për basketbollin në veçanti dhe sportin kosovar në përgjithësi”.
“Kjo është edhe një dëshmi tjetër se Kosova e ka talentin e jashtëzakonshëm që ta shfaq para botës. Dëshiroj t’i uroj djemtë që po na bëjnë krenarë me performancën e tyre dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Mustafa, transmeton ‘koha.net’. /Telegrafi/


