Please enter at least 3 characters.

Kroacia goditet nga një stuhi e fuqishme

2022/02/1-69.jpg

Kroacia sot pasdite është goditur nga një stuhi e fuqishme, e cila ka shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara.

E rajoni që më së shumti u godit ishte Miranjami, ku erërat merrnin me vete gjësende të ndryshme sikurse në filmat fanta-shkencë të Hollywood-it, transmeton Telegrafi.

Banorët kanë filmuar stuhinë e fuqishme që ka kaluar pranë vendeve ku ata jetojnë, e pamjet janë rrëqethëse.

Madje shumë kulme të shtëpive janë dëmtuar, e pemët e shkulura kanë përfunduar nëpër rrugë, duke e vështirësuar komunikacionin. /Telegrafi/