Please enter at least 3 characters.

Kristin Cabot, e cila u kap në tradhti bashkëshortore në koncertin e Coldplay: Ende kam probleme, por do t'ia dal

Kristin Cabot, e cila vitin e kaluar u kap në një moment intim me shefin e saj të atëhershëm në koncertin e grupit Coldplay, ka ndarë së fundmi të rejat mbi jetën e saj.

Cabot tha se po nis një kapitull të ri të jetës, të përqendruar në luftën kundër ngacmimit në internet.

Ajo shtoi se ende është në kërkim të një pune dhe se kundërshton çdo formë të ngacmimit online, i cili ia ndryshoi jetën rrënjësisht.

Kristin Cabot

"Ende kam probleme, por jam më mirë. Ndihem e mbyllur në vetvete dhe kjo nuk më pëlqen. Kjo nuk jam unë, por do t'ia dal", tha ajo.

Vitin e kaluar, Cabot punonte si drejtoreshë e burimeve njerëzore në kompaninë teknologjike 'Astronomer'.

Në koncertin e Coldplay, u filmua në një moment intim me drejtorin ekzekutiv të kompanisë, Andy Byron.

Cabot shpjegoi se në atë kohë ishte në mes të procesit të divorcit dhe besonte se edhe Byron ndodhej në një situatë të ngjashme.

Kristin dhe Andy

Kur të dy u shfaqën në ekranin e famshëm "kiss cam" gjatë koncertit, jeta e tyre ndryshoi plotësisht.

Që atëherë, Cabot ka folur në shumë intervista për vështirësitë me të cilat është përballur, përfshirë edhe kërcënimet me vdekje.

"E pranoj vendimin e gabuar që mora në atë moment dhe kam paguar një çmim të paimagjinueshëm për të. Ishte një gjykim i gabuar. Nuk e mohoj dhe nuk përpiqem ta justifikoj, por mendoj se askush nuk duhet të kërcënohet me vdekje për këtë", theksoi tutje.

Po ashtu bëri të ditur se nuk është më në kontakt me Byron dhe se do të dëshironte të fillonte të dilte sërish me dikë.

Kristin

Cabot shtoi se vazhdon të jetë e papunë, megjithëse është në pritje të përgjigjeve për dy vende pune.

E njëjta tha se ende nuk ka arritur të rikthehet në fushën e burimeve njerëzore, një profesion që e ka pëlqyer gjithmonë. /Telegrafi/