Please enter at least 3 characters.

Kreu i Gardës Kombëtare të Iowa-s bashkë me Jasharin inspektojnë trajnimet përgatitore për “Defender Europe 23”

2022/08/300614903_396150005959719_3318476061524990752_n.jpg

Në kuadër të vizitës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari kanë qëndruar për vizitë në Babaj të Bokës dhe Aeroportin e Gjakovës.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që t'i përcjellin nga afër aktivitetet që po zhvillohen në Komandën e Forcave Tokësore, Regjimentin e Parë dhe Regjimentin e Dytë i Këmbësorisë, në kuadër të planit vjetor të trajnimit dhe përgatitjeve për “Defender Europe 23”.

Gjeneral Jashari dhe gjeneral Corell e konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit profesional dhe kapaciteteve luftarake të FSK-së.