Please enter at least 3 characters.

Krasniqi në Tiranë: Intensifikimi i bashkëpunimit Kosovë - Shqipëri duhet të jetë prioritet shtetëror

2022/02/273665372_468305424668193_6633650636332724124_n.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri ka takuar sot Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se me kryetaren Nikolla kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe për mundësinë e krijimit të platformave të përbashkëta të veprimit.

"Partia Demokratike e Kosovës e konsideron prioritet shtetëror intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në të gjitha fushat, andaj do të vazhdoj të luaj rol qendror në këtë drejtim. Dy shtetet tona duhet të jenë bashkë e më të forta, në rrugën e integrimit euro-atlantik", shkroi Kransiqi. /Telegrafi/