Please enter at least 3 characters.

Krasniqi javën e ardhshme në Washington e Bruksel: Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e strategjikë

2022/11/314899953_648120293353371_1021926255307280855_n.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se do të udhëtojë për vizitën zyrtare në Washington e Bruksel.

Kjo pasi gjatë javës së ardhshme do të ketë takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë.

Lideri i opozitës ka thënë se situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara - do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.

"Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë".

"Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne", shkroi Krasniqi në Facebook.