Please enter at least 3 characters.

Krasniqi e quan hap historik votimin e propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

2022/06/Memli-Krasniqi-PDK-konference-per-qeverisjen-e-Albin-Kurtit-foto-Ridvan-Slivova-7-e1656493524210.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përgëzuar shumicën parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e cila sot, duke treguar vetëdije të lartë shtetërore, me shumicë votash votoi propozimin francez.

Krasniqi ka thënë se ky hap është sa i rëndësishëm aq edhe historik për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat ditëve që vijnë do të hapin edhe zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Duhet të vlerësojmë veçanërisht përkushtimin e deputetëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë lënë anash populizmin dhe janë sjellë si burrështetas në një kompromis jo të lehtë, dëshmuan lidership frymëzues për tërë rajonin”, ka thënë Krasniqi, transmeton Telegrafi.

“Vendimi i radhës i BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, rikthen shpresën dhe besimin e lëkundur në të gjithë Ballkanin Perëndimor, posaçërisht për Kosovën që pret vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka deklaruar  Krasniqi.

Edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për përkrahjen e propozimit francez, të cilin e miratuan me 68 vota pro.

Miratimi i propozimit do të thotë debllokim i rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe zgjidhje e çështjeve të hapura ndër vite me shtetin e Bullgarisë. /Telegrafi/