Krasniqi dhe Ibrahimi nënshkruajnë me Partizanin
19/06/2013
Të dy futbollistët flitet se kanë nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin që tashmë është rikthyer në kategorinë superiore të Shqipërisë.
Ende nuk dihet se për çfarë shume janë transferuar këta lojtarë, pasi që klubi nga kryeqyteti i Kosovës ende nuk është prononcuar asgjë për këto transferime.
Me largimin e këtyre dy superlojtarëve sigurisht se mbrojtja e Prishtinës është dobësuar, por klubi është zotuar se do të përforcohet edhe më tutje gjatë afatit kalimtar. /Telegrafi/


