Kras emocionoi jurinë e Këngës Magjike me interpretimin e “Më vjen për të qarë”
26/05/2021
Mbrëmjen e sotme (e mërkurë) ka nisur gjysmëfinalja e festivalit “Kënga Magjike 2021”.
Ky edicion i 22-të i festivalit nuk është zhvilluar në Pallatin e Koncerteve për shkak të pandemisë, por është transmetuar në Televizionin Klan.
Në skenën magjike performuan në natën e parë 15 këngëtarë ‘Big’ dhe tetë këngëtarë të kategorisë ‘New Artist’.
Një ndër këngëtarët e kategorisë New Artist, Kras, emocionoi me këngën e tij me titull “Bekuar”.
Ai ka arritur të përlotë jurinë që i dha dritën e gjelbër për t’u bërë pjesë e artistëve Big. /tvklan.al/


