Please enter at least 3 characters.

Krahas çmimit, Ava Max mahniti me interpretimin e saj në MTV EMA

2019/11/AvaMAxperformancamtvema-1-e1572820703958.jpg
206:"SEVILLE, SPAIN - NOVEMBER 03: Ava Max performs on stage during the MTV EMAs 2019 at FIBES Conference and Exhibition Centre on November 03, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Jeff Spicer/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Ava Max ka qenë një prej yjeve të ftuar për të performuar në skenën e edicionit të sivjetmë të 'MTV Europe Music Awards 2019'.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare tërhoqi vëmendjen që nga parakalimi në tepihun e kuq me fustanin e shkurtër që vinte në pah bukurinë e saj.

Më tej, ajo arriti ta fitonte njërin prej çmimeve, nga dy kategoritë në të cilat ishte e nominuar. 25-vjeçarja fitoi çmimin për depërtimin e viti.

(Foto: Andreas Rentz/Getty Images for MTV/Guliver)

Ndërkaq, Amanda Koci (emri i vërtetë i këngëtares) nuk u ndal me kaq. Ajo duhej ta argëtonte publikun dhe teleshikuesit e shumtë me një performancë skenike.

Dhe për të interpretuar e zgjodhi hitin e saj të madh, "Sweet but Psycho", ndërsa në skenë u shfaq me fustan të kuq dhe dukej për mrekulli. /Telegrafi/

(Foto: Andreas Rentz/Getty Images for MTV/Guliver)

(Foto: Jeff Spicer/Getty Images for MTV/Guliver)

(Foto: Dave J Hogan/Getty Images for MTV/Guliver)

(Foto: Tim P. Whitby/Getty Images for MTV/Guliver)

(Foto: Jeff Spicer/Getty Images for MTV/Guliver)