Please enter at least 3 characters.

KQZ: Rinumërohen mbi 88 për qind e vendvotimeve

2019/10/Valmir-Elezi-KQZ-Terheqja-e-shortit-per-renditjen-e-subjekteve-politike-foto-Ridvan-Slivova-71-780x439-1.jpg

Në ditën e dhjetë të rinumërimit të vendvotimeve, që i bie e premtja e djeshme më 22 nëntor, në QNR janë rinumëruar edhe 138 vendvotime të tjera.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi thotë se numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani është 1240 vendvotime.

“Kjo i bie 88.13%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 167 vendvotime të tjera”, tha Elezi.