KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet certifikimi i subjekteve politike për zgjedhjet e 17 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Në rend dite do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike.
Po ashtu në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-qershor 2021 të KQZ-së.
Mbledhja do të mbahet në ora 11:00.
Njoftimi i plotë i KQZ-së:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së Nr.46 dhe 47/2021.2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;3. Aktivitetet e ZRPPC-së:- Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike.4. Këshillat e KQZ-së:• Këshillit për Buxhet dhe Financa:- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-qershor 2021 të KQZ-së,- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për periudhën janar- qershor 2021 të KQZ-së.• Këshillit për Operacione Zgjedhore:- Shqyrtimi dhe miratimi i nominimit për anëtar të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Gjilanit për zgjedhjet lokale 2021.5. Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës i Informimit Publik;6. Të ndryshme; /Telegrafi/


