Please enter at least 3 characters.

​KQZ do të kërkojë nga MSH vaksinimin e të gjithë trupave zgjedhor për zgjedhjet e 17 tetorit

2021/09/kqz_etemaj.jpg

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) do të kërkojë nga Ministria e Shëndetësisë vaksinimin e të gjithë trupave zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në mbledhjen e sotme, kry shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se shumë shpejt do ta përgatisin planin për zgjedhjet në përputhje me masat antiCOVID.

Krahas kësaj, KQZ regjistroi edhe partinë politike “Forca e Diasporës”.

Ndërkohë, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan që raporti i auditimit të brendshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit të dërgohet në Prokurori, pasi sipas tyre ka shkelje të rënda, raporton Kp.