Please enter at least 3 characters.

KQZ certifikoi kandidatët për zgjedhjet në Drenas

2016/11/kqz-drenas.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje, ku mori vendim për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) që do të mbahen më 4 dhjetor 2016.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe se konstaton se janë plotësuar të gjitha kushtet për certifikimin e tyre, thuhet në komunikatën e KQZ-së.

Pas kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve, si në vijim:

Partia Demokratike e Kosovës – Ramiz LladrovciLidhja Demokratike e Kosovës – Bedri NikaNisma për Kosovën – Isa XhemajlajAleanca Kosova e Re – Elmi ThaçiFjala – Vehbi BerishaKandidat i Pavarur – Xhavit DrenoriKandidat i Pavarur – Naim BazajKandidat i Pavarur – Rrahim Elshani

Po ashtu, gjatë mbledhjes Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretaritatit të KQZ-së, Enis Halimi bëri të ditur se përgatitjet për zgjedhjet në këtë komunë janë duke vijuar sipas Planit Operacional të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.