Please enter at least 3 characters.

Kovacic është gati të kthehet te Interi

2018/03/Kovacic.jpg
248:"MADRID, SPAIN - MARCH 18: Mateo Kovacic of Real Madrid CF controls the ball during the La Liga match between Real Madrid CF and Girona FC at Estadio Santiago Bernabeu on March 18, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Real Madridit, kroati Mateo Kovacic është gati të kthehet në Milano këtë verë, tek ish-skuadra e tij Interi.

Reprezentuesi i Kroacisë ka humbur durimin me trajnerin Zinedine Zidane për shkak të mungesës së shanseve të vazhdueshme për të luajtur këtë sezon.

Kështu, ylli kroat ka ndarë mendjen dhe është gati të largohet nga Santiago Bernabeu.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Kovacic ka marrë një ofertë për t'u kthyer te ish-klubi i tij, Interi.

Kovacic pati kohë të mira te Interi (Getty Images)

Ky medium thekson se dhe kjo ofertë e ka joshur kroatin dhe është i prirur drejt pranimit të kësaj oferte.

Interi ka siguruar gjithashtu mesfushorin kroat se Mauro Icardi nuk do të shitet, pavarësisht interesit të Realit dhe do ta formojnë përsëri një dyshe së bashku.

Kovacic tani është i përgatitur të kthehet në Giuseppe Meazza pasi është bindur nga ambiciet e Interit.

Çmimi i kroatit mendohet se sillet rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/