Please enter at least 3 characters.

Kovac: Liverpooli favorit për të fituar LK-në, por ne jemi Bayerni

2018/12/Niko-Kovac.jpg
282:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - DECEMBER 12: Niko Kovac, Manager of Bayern Munich looks on during the UEFA Champions League Group E match between Ajax and FC Bayern Muenchen at Johan Cruyff Arena on December 12, 2018 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac, është i vetëdijshëm për kualitetet e Liverpoolit.

Por, pavarësisht kësaj tekniku kroat beson se skuadra e tij mund të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

"Ne jemi të lumtur me shortin. Ata ishin skuadra më e vështirë që mund të përballeshim".

"Liverpooli ishte finalist sezonin e kaluar dhe aktualisht janë në krye të Ligës Premier".

"Ata janë favorit kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve këtë vit, por ne jemi Bayerni dhe Liverpooli e din se duhet të vijnë tek ne për ndeshjen e kthimit".

"Mundësitë janë 50/50 (të barabarta)", ka thënë Kovac pas shortin.

Ndeshja e parë luhet në Anfiel më 19 shkurt 2019. /Telegrafi/