Please enter at least 3 characters.

Kourtney i bën konkurrencë Kimit në pozat me bikini

2018/04/KourtneyKim-e1523482436128.jpg
246:"WEST HOLLYWOOD, CA - OCTOBER 12: TV personalities Kim Kardashian (L) and Kourtney Kardashian attend Cosmopolitan's 50th Birthday Celebration at Ysabel on October 12, 2015 in West Hollywood, California. (Photo by Frederick M. Brown/Getty Images)
18:"Frederick M. Brown

Motrat e famshme Kardashian, Kourtney dhe Kim, këto ditë kanë marrë gjithë vëmendjen e faqeve rozë dhe i kanë pushtuar rrjetet sociale me pozat e tyre me bikini.

Jemi mësuar që Kim Kardashian "ta rrënojë" internetin me pozimet e saja atraktive, mirëpo kësaj radhe edhe motra e saj më e madhe është dukur mjaft tërheqëse.

Madje 38-vjeçarja i ka bërë konkurrencë motrës së saj me figurën trupore.

Në disa prej fotografive, dy motrat janë shfaqur bashkë, ndërsa kemi raportuar se Kim ka bërë një fotosesion për fushatën e të brendshmeve të Calvin Klein.

Kourtney e ka shoqëruar në plazhet e ishujve Turks dhe Caicos, dhe nga atje motrat e famshme kanë publikuar fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale.

Edhe në profilin e Kourtneyn edhe në atë të Kim në Instagram, secili imazh ka kaluar shifrën prej më shumë se një milion pëlqimesh nga ndjekësit e dy bukurosheve.

Ditë më parë 38-vjeçarja i ka publikuar edhe disa fotografi, në të cilat ka pozuar e vetme me bikini dhe është dukur mjaft tërheqëse. /Telegrafi/