Please enter at least 3 characters.

KOSTUMI

Poezi nga: Óscar HahnPërktheu: Maksim Rakipaj

Bëra provë vdekjen si kostum
por hë për hë më rri ca i madh

Dhe kam frikë
mos më rritet shtati
sa të arrijë masën e vdekjes

kur të gjitha do të më rrinë pas shtatit si duhet:
këpucët mirë
këmisha për bukuri

sipas masës së kostumit.