Kosovë 1-2 Greqi, gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute në ndeshje
Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtë në shtëpi nga Greqia me rezultat 2-1 në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kosova nuk ka arritur të fitojë, por as të nxjerr barazim në ndeshjen e dytë të grupeve.
Pas barazimit me Moldavinë, Dardanët janë mposhtur nga Greqia në stadiumin 'Fadil Vokrri'.
Më poshtë mund t'i gjeni të gjitha që ndodhën para, gjatë dhe pas ndeshjes:
06/09/2020 23:30-Bernard Berisha: Ishte mesazh për trajnerin, kam vaujtur shumë dy vite
Bernard Berisha ishte shënuesi i vetëm i Kosovës në ndeshje me Greqinë, ndërsa festimi i tij ka qenë për trajnerin Bernard Challandes.
Bernard Berisha që luan te Akhmat Grozny për dy vite nuk ka luajtur për Kosovën në ndeshje zyrtare, duke thënë se ky ishte një mesazh për vuajtjet e tij. Deklarata e tij e plotë...
06/09/2020 23:28-Bernard Challandes: Kemi bërë shumë gabime, nuk ishte dita jonë – nuk është turp të humbësh nga Greqia
Bernard Challandes ka folur në konferencë pas ndeshjes së humbur të Kosovës ndaj Greqisë.
Përfaqësuesja e Kosovës u mposht me rezultat 1-2 në shtëpi nga Greqia në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Pas kësaj humbje ka folur trajneri Challandes, i cili ka mbetur shumë i pakënaqur me humbjen dhe me paraqitjen e lojtarëve. Deklarata e plotë...
06/09/2020 23:12-Notat e lojtarëve, Kosova 1-2 Greqia
Te Kosova lojtari më i mirë ishte Bernard Berisha i cili është notuar me 7.1.
Paraqitje pak më pozitive kishte Atdhe Nuhiu që u notua me 6.9.
Pjesë tjetër kishin nota të dobëta, ndërsa më së dobëti u paraqit Arbër Zeneli me notën 5.8.
Notat e lojtarëve të Kosovës
Notat e lojtarëve të Greqisë
06/09/2020 22:40-Mbyllet ndeshja
Mbyllet ndeshja. Kosova pëson me rezultat 2-1.
06/09/2020 22:39
90+3' Berisha harkon në zonë, Aliti me kokë, por lartë mbi portë.
06/09/2020 22:36
90' Aksion i bukur i Kosovës, Bernard Berisha harkon, por askush nuk arrin ta shtyjë në portë.
06/09/2020 22:32
87' Florent Hasani gjuan bukur me të majtën , por goditja ishte qendrore.
06/09/2020 22:29-GOOOOL!
83' GOOOOOL! Hadërgjonaj harkon në zonë, portier grushton dhe topi shkon te Bernard Berisha që shënoi gol të bukur me gërshërë.
06/09/2020 22:24
78' Lojë e dobët e Kosovës, nuk po arrin të krijojë.
06/09/2020 22:19
73' Përgjumje sërish në mbrojtje, lejojnë që grekët të rrezikojnë me kokë, por për fat topi shkoi jashtë.
06/09/2020 22:16
70' Valon Berisha gabon, Koluorois gjuan nga 40 metra, por jashtë.
06/09/2020 22:15
67' Bernard Berisha futet bukur në zonë, por vetëm këndore, ku nga aty nuk arritëm të përfitojmë.
06/09/2020 22:06
60' Fortsunis del, Masouras futet te Greqia.
06/09/2020 22:05
59' Hadërgjonaj harkon në shtyllën e parë, por në duart e portierit Barkas.
06/09/2020 22:04
58' Mërgim Vojvoda del, futet Anel Rashkaj.
06/09/2020 22:02
55' Besar Halimi del, futet Florent Hasani.
06/09/2020 21:59
54' Arbër Zeneli del nga loja, Bernard Berisha futet.
06/09/2020 21:59
53' Rast i mirë për Kosovën. Berisha harkon në zonë, Nuhiu nuk e shtyn topin në rrjetë.
06/09/2020 21:57
51' Gol! Dimitrios Siovas shënon pasi pranon topin në zonë. Mbrojtja sërish e përgjumur.
GOAAAALLLLLLLLLLLL!!!!
Kosovo 0 - 2 GREECE (51’)
Siovas gets Greece a PRECIOUS 2nd goal and redeems himself from the Slovenia game!!! #KOSGRE
PAMEEEEE!!! pic.twitter.com/5RIFmulYnH
— Super Greek (@TheSuperGreek_) September 6, 2020
06/09/2020 21:53
47' Bakasetas gjuan fuqishëm, por për fat tonin, topi shkon pak mbi portë.
06/09/2020 21:51-Fillon pjesa e dytë
46' Nis pjesa e dytë. Grekët nisin topin nga mesi.
06/09/2020 21:43-Statistikat e pjesës së parë, Kosovë 0-1 Greqi
Kosova ishte më e mirë në posedim dhe qarkullim të topit, pasi pati topin nën pronësi në 52 për qind të kohës, për dallim nga 48 për qind nga grekët.
Sikurse Kosova, ashtu edhe Greqia patën nga gjashtë goditje, ku nga tri shkuan drejt portës, ndërsa dy jashtë portës.
Dy përfaqësueset gjithashtu patën edhe nga një karton të verdhë.
06/09/2020 21:35-Mbyllet pjesa e parë
45+' Berisha harkon në zonë, Nuhiu pason me kokë te Rrahmani, i cili gjuan në portë, por Barkas mbron.
06/09/2020 21:34
45+' Aksion i bukur i Kosovës. Nuhiu me kokë ul te Berisha, i cili pason bukur te Halimi, goditja e të cilit shkon ngjitur me shtyllën.
06/09/2020 21:32
45+' Greqia sërish rrezikon. Valon Berisha ndëshkohet me të verdhë.
06/09/2020 21:30
45' Janë 4 minuta lojë shtesë në pjesën e parë.
06/09/2020 21:29
44' Kosova vjen me aksion të rrjedhshëm. Hadërgjonaj harkon, por Nuhiu nuk gjuan me kokë. Topi kthehet te Dresevic i cili gjuan fort, por jashtë.
06/09/2020 21:24
38’ Mbrojtësi Konstantinos Stafylidis u lëndua dhe ndeshja për disa momente u ndal. Ai u zëvendësua nga Dimitrios Siovas.
06/09/2020 21:19
34' Zeneli tenton, por bllokohet nga mbrojtja.
06/09/2020 21:11
25' Zeneli e Berisha tentojnë kombinimin, por pasimi i fundit mungoi.
06/09/2020 21:07
22' Zeneli harkon nga këndi, portier Barkas gabon, por askush nuk gjendet aty afër.
06/09/2020 21:06
20' Kosova po tenton të bëjë më shumë. Berisha pason me vonesë te Zeneli i cili ishte në pozitë jashtë loje.
06/09/2020 21:03
18' Liminos gjuan me kokë. por plogësht. Kosova po vuan prapa.
06/09/2020 21:01
16' Bakasetas gjuan, Ujkani pret.
06/09/2020 20:57
11' Dy raste shumë të mira për Kosovë, Arbër Zeneli i vetëm me portierin, por gjuan në trupin e Barkas. Pas tij tentoi Atdhe Nuhiu, por goditjen e tij me kokë e mbroj Barkas.
06/09/2020 20:53
7' Kosova po tenton të rikthehet në lojë. Pasime të shkurtra, por ende pa rrezik,.
06/09/2020 20:48
2' Gol! Greqia shënon që në aksionin e parë. Dimitrios Limnios shënon pas dy tentimesh, mbrojtja në gjumë.
GOAAAAAAALLLLLLL
Kosovo 0 - 1 GREECE (2’)
Limnios Kicks @EthnikiOmada off to a DREAM start on the road!
PAME PAIDIA! #KOSGREpic.twitter.com/GkkbsoBJUK
— Super Greek (@TheSuperGreek_) September 6, 2020
06/09/2020 20:45
1' Fillon ndeshja. Kosova luan topin e parë.
06/09/2020 20:43
Intonohen himnet e të dyja shteteve. Tani duket se gjithçka është gati për nisjen e ndeshjes.
06/09/2020 20:39
Milot Rashica dhe Benjamin Kololli nuk do të luajnë sonte, pasi Werder Bremen dhe Zurich nuk i kanë lejuar të udhëtojnë drejt Kosovës, për shkak të situatës me COVID-19 në vendin tonë.
Por dyshja janë përkujdesur që të përkrahin djelmoshat që janë sot në fushë.
06/09/2020 20:26
Në ndeshjen e sotme Kosovë - Greqi një falënderim i veçantë nga "Dardanët" shkon për ata që janë në vijën e parë të frontit me armikun e padukshëm Covid-19.
06/09/2020 20:17-Bunjaki: Greqia favorit i grupit, meritoi fitoren me Slloveninë
Ish përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki e ka vlerësuar lartë Greqinë, por pret rezultat pozitiv në këtë ndeshje
"Greqia ka kualitet. E pash ndeshjen me Slloveninë, ku luajti shumë mirë dhe ndoshta e ka merituar fitore. Besoj që janë favorit i grupit".
"Greqia është kundërshtari më i fortë. Kosova ka gjasa. Do të shohim Kosovë në mbrojtje, pasi ka mungesa. Ka lojtarë të ri që iu jepet mundësia. Mund të marrim rezultat pozitiv", ka thënë Bunjaki për Supersport Kosova.
06/09/2020 20:11
Nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu para ndeshjes Kosovë – Greqi, si zakonisht kanë shkëmbyer dhuratat me sekretarin e përgjithshëm të Federatës greke, Alexandros Dedes.
Ata i dëshiruan mirëseardhje ekspeditës greke në Kosovë, duke shpresuar se bashkëpunimi ndërmjet dy federatave do të rritet në të ardhmen.
06/09/2020 20:05-Lojtarët në fushë, fillon nxehja
Tashmë lojtarët e Kosovës dhe Greqisë janë në fushë dhe kanë filluar nxehjen.
Kur kanë mbetur më pak se 40 minuta për fillimin e ndeshjes, skuadrat po kryejnë përgatitjet e fundit.
06/09/2020 19:50-Gjithçka gati, tani lojtarët prite të dalin në nxehje
Kosova është gati për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve ndaj Greqisë.
Trajnerët e të dy skuadrave kanë bërë gati fushën dhe lojtarët pritet të dalin në nxehje.
06/09/2020 19:30
Dardanët janë nikoqir të helenëve në takimin e dytë të vlefshëm për Grupin 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe gjithçka është gati tashmë.
UEFA ka caktuar për ndeshjen e sotme gjyqtarët Pavel Kralovec, si kryesor i ndeshjes, kurse asistentë të tij do të jenë Ivo Nadvornik dhe Tomas Moukrusch, të gjithë janë nga Çekia.
06/09/2020 19:23-Kosovë – Greqi, formacionet zyrtare
Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Greqisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Dardanët janë nikoqir të helenëve në takimin e dytë të vlefshëm për Grupin 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kosova: Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Halimi, Dresevic, V.Berisha; Celina, Nuhiu, Zeneli;
Greqia: Barkas; Bakakis, Svarnas, Stafylidis, Giannoulis; Kourbelis, Zeca; Limnios, Bakasetas, Fortounis, Koulouris;
06/09/2020 19:20-Forma e Kosovës dhe Greqisë para përballjes së sotme
Ekipi i Bernard Challandes nuk është në formë të mirë para këtij takimi dhe ky mund të jetë një shqetësim.
Nga pesë ndeshjet e fundit, Dardanët kanë vetëm një fitore dhe një barazim, ndërsa kanë humbur në tri raste.
Në anën tjetër, grekët qëndrojnë më mirë dhe në formë më të lartë.
Ata kanë shënuar tri fitore, një barazim dhe një humbje.
06/09/2020 19:18-Stadiumi “Fadil Vokrri” gati për ndeshjen Kosovë – Greqi
Kosova do ta pres Greqinë në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, në ndeshjen që zhvillohet sot nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Nga foto e postuara nga drejtori i stadiumit Benet Rezniqi, shihet që fusha është gati për ndeshjen.
06/09/2020 19:15-Kosovë – Greqi: Vlera e dy skuadrave, grekët për 1 milion më të shtrenjtë
Përfaqësuesja jonë do të përballet sonte nga ora 20:45 me Greqinë në kuadër të Ligës C në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Transfermarkt, faqja që merret me vlerat e lojtarëve, klubeve dhe kombëtarëve, ka bërë të ditur se Kosova ka vlerën totale rreth 69, 13 milionë euro.
Në anën tjetër, Greqia ka një vlerë prej 70, 40 milionë euro, një diferencë kjo e ngushtë mes dy skuadrave.
Pozicionimi i “Dardanëve” gjendet në vendin e 115-të, ndërsa Greqia në pozitën e 54-të.
06/09/2020 19:13-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Greqisë
Bernard Challandes ka shumë kokëdhimbje për këtë sfidë, pasi rreth 10 futbollistë që grumbullohen rregullisht mungojnë.
Herolind Shala, Elbasan Rashani, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Benjamin Kololli, Florent Muslija, Leart Paqarada, Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova janë mungesat e mëdha të Kosovës.
Formacioni i mundshëm i Kosovës:Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Dresevic, V.Berisha, Hasani, Celina, Zeneli, Nuhiu.


