Please enter at least 3 characters.

Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

2024/11/467422496_867577852212860_7096154357107816032_n-e1731944294110.jpg

Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe Ambasadori i Zvicrës Jürg Sprecher, nënshkruan marrëveshje granti me vlerë 9 milionë franga apo 9.5 milionë euro për financimin e fazës së dytë të projektit “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë”.

Programi, me një vlerë totale prej rreth 20 milionë frangash zvicerane, do të zbatohet në tri faza.

Faza e parë ka patur një financim prej 8.6 milionë franga, ndërsa ky grant i ri, i ofruar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), do të mbështesë fazën e dytë të projektit.

Ky projekt ka për qëllim mbrojtjen dhe menaxhimin efikas të burimeve ujore, përmirësimin e infrastrukturës ujore, reduktimin e ndotjes së ujërave dhe rritjen e efikasitetit të përdorimit të ujit në Kosovë.