Please enter at least 3 characters.

Kosova mund Kombëtaren shqiptare

Miqësorja mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka dhënë një lojë mjaft të mirë, me raste të shumta nga të dy anët dhe katër gola të shënuara.

Vashat e përfaqësues sonë, bën paraqitje të mirë, duke treguar se janë në rrugën e duhur për të ndërtuar një përfaqësues të denjë, transmeton kosovapress.

Për Kosovën në ballafaqim me Shqipërinë shënuan: Edona Kryeziu (11’), Agnesa Rexha (67’, 85), kurse për Shqipërinë golin e vetëm e realizoi Lavidej Begolli.

Kjo ndeshje është organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për nder të 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.