Kosova më dy atletë në “Baku 2015”
Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës (FAK), Halil Sylejmani është i bindur se Kosova do të përfaqësohet të paktën më dy atletë, edhe pse FAK akoma është duke pritur vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, për pjesëmarrjen e atletëve tonë.
FAK pak ditë më parë është pranuar në Federatën Ndërkombëtare, por pranimi më drejta të plota pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e radhës.
Sylejmani thotë se Kosova ka pesë atletë që mund ta përfaqësojnë denjësisht vendin tonë në Lojërat Olimpike, por dëshira e tij është që në “Baku 2015”, Kosova të prezantohet të paktën më katër garues.
“Lojërat në Baku te Azerbajxhanit, unë mendoj se kemi pasur një pengesë, por pritet nga IAT që ta absorbojë atë dhe besoj se do të marrim pjesë, por meqë ende nuk e kemi të konfirmuar nuk mund të them asgjë, sepse gjithçka po ndodh edhe në Kosovë edhe në botë. I kemi pesë atletë, por fortë të mirë i kemi dy, Musa Hajdarin e Diana Kryeziun, kemi edhe Astrit Kryeziun, kemi edhe të tjetër, por unë mendoj se më këta dy atletë, edhe pse kemi kërkuar që së paku të shkojmë me katër atletë, do të na zbardhin fytyrën, sepse janë të përgatitur dhe do të përgatiten edhe pak kohë që ka mbetur, por na mungon vetëm konfirmimi”, ka thënë Sylejmani.
Ai mendon se pranimi i FAK më drejta të plota ka hapur një derë për atletët tonë. I pari i FAK është i bindur se garuesit tonë do të arrijnë rezultate të mira, dhe sipas tij, do të ketë garues që do të kualifikohen për Lojërat Olimpike “Rio2016”.
“99 për qind do të marrim pjesë në Rio. Në Baku kur ka qenë afati i paraparë për tu përgatitur, ne nuk kemi qenë të pranuar në IAT dhe kjo ka ndikuar, sepse pa problem kishim marrë pjesë në Baku, por në Rio besoj se do të marrim pjesë më 2 ose tre atletë. Federata e Atletikë e Kosovës do të prezantohet denjësisht që në fillim si forcë atletikë në regjion dhe më gjerë”, ka theksuar Sylejmani.
Ai është i bindur se Kosova ka atletë që mund të shkëlqejë në garat ndërkombëtare.


