Please enter at least 3 characters.

Kosova luan në shtator, ky është kundërshtari i saj (Foto)

2016/01/kosova-luan-n-euml-shtator-ky-euml-sht-euml-kund-euml-rshtari-i-saj-foto_hd.jpg

Kombëtarja afrikan Burkina Faso, do të aterojë në Prishtinë për të luajtur ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës më 6 shtator të këtij muaji.

Lajmi ende nuk është zyrtarizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, mirëpo ka qenë televizioni RTV21, që ka dhënë këtë lajm.

Burkina Faso është një kundërshtar mjaftë i fortë, pasi renditet në pozitën e 73-të në ranglistën e FIFA-s, dhe ka në radhët e veta lojtarë mjaftë të talentuar, transmeton Telegrafi.

Fazën ofensive të kombëtares afrikane do ta udhëheq super talenti i Chelseat, Bertnard Traore, i cili ditë më parë u konfirmua në skuadër nga Jose Mourinho.

Lojtarë tjerë të respektuar te kjo Kombëtare janë edhe mbrojtësi i Lyonit, Bakary Kone, kapiteni Charles Kabore, ish-lojtarë i gjigantit francez Olimpique Marseille e sulmuesi i rrezikshëm i skuadrës turke Konyaspor, Abdou Traore. /Telegrafi/