Please enter at least 3 characters.

Kosnett: SHBA-ja është e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën kundër COVID-19

2019/11/ambasadori-i-ShBA-ve-Philip-Kosnett-foto-Ridvan-Slivova-3-e1608893469251.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se janë të përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në përballje me COVID-19.

Ambasadori Kosnett në një postim në Twitter, ka pohuar se Qeveria duhet të mobilizojë burimet e veta për ta menaxhuar krizën, transmeton Telegrafi.

“Në forumin e sotëm theksova se SHBA-ja është e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën kundër COVID-19. Qeveria duhet të mobilizojë burimet e veta për ta menaxhuar krizën. Kontrolli i virusit është një parakusht për rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë ai.

Kosnett ka shtuar tutje se populli i Kosovës ka energji dhe zgjuarsi dhe se ato janë armët sekrete për të luftuar pandeminë COVID-19.

Ndryshe, zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se në takimin virtual të Forumit të Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike janë premtuar mbi 400 milionë euro për Kosovën. /Telegrafi/