Please enter at least 3 characters.

Koscielny në radarin e Milanit

2019/05/Koscielny-6.jpg
276:"VALENCIA, SPAIN - MAY 09: Laurent Koscielny of Arsenal celebrates after his team's fourth goal during the UEFA Europa League Semi Final Second Leg match between Valencia and Arsenal at Estadio Mestalla on May 09, 2019 in Valencia, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny thuhet se është në radarin e Milanit, ndërsa kërkon një largim nga ekipi nga Londra e Veriut.

Sipas mediumit francez L'Equipe, Koscielny po zvarrit rinovimin e kontratës me Arsenalin dhe është "tunduar" nga ideja e një sfide të re.

Gazeta shkruan se Milani ka kontaktuar kohëve të fundit me 33-vjeçarin, por vë në dukje se Bayer Leverkusen janë më të interesuarit në këtë fazë.

Francezi ka kaluar nëntë vitet e fundit te Arsenali, duke bërë më shumë se 400 paraqitje dhe duke fituar tre Kupa FA.

Laurent Koscielny (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Ai gjithashtu ka 51 paraqitje për Francën, edhe pse u lëndua gjatë fitimit të Kupës së Botës vitin e kaluar dhe që atëherë është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar.

Transferimi i tij do të shtonte përvojën në repartin e Rossonerëve, i cili ka çaluar shumë viteve të fundit. /Telegrafi/