Please enter at least 3 characters.

Kori Siparantum fiton 'Medalje të Artë' në 'Grand Prix of Nations' në Suedi

2023/10/Screenshot_14-33.png

Kori Siparantum po vazhdon të korrë suksese të mëdha.

Së fundmi është paraqitur në garën prestigjioze të koreve “Grand Prix of Nations”, e cila u zhvillua në sallën "Flygeln të Louis De Geer Konsert & Kongress", në Norrkoping të Suedisë.

Me këtë rast është njoftuar nga faqja e tyre në Facebook se kanë fituar një 'Medalje të Artë'.

Foto: Screenshot/Facebook

“Kori Siparantum dëshmi suksesi. Medalje e Artë në Grand Prix of Nations, Suedi”, thuhet në njoftim.

Para pak muajve, Kori Siparantum fitoi edhe dy medalje të arta në “World Choir Games” në Republikën e Koresë.

Suksesi i tyre nuk është i rastësishëm pasi ata bëjnë një punë të palodhshme me shumë pasion e përkushtim.

Në mbështetje të korit vlen të ceket se ishin përfaqësues edhe nga Ambasada e Kosovës në Suedi. /Telegrafi/