Kontroll policor pas një tentim vrasje në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake
18/09/2025
Në lidhje me një rast të vrasjes në tentativë të ndodhur më 12 maj 2025 në rrugën "Bardhyl Qaushi" në Prishtinë, autoritetet kanë kryer një kontroll në shtëpinë e një të dyshuari, më datë 17 shtator 2025.
Gjatë bastisjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë automatike të llojit AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në rastin e tentuar për vrasje. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy jelekë antiplumb, një helmetë mbrojtëse dhe një palë pranga.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë. /Telegrafi/


