Please enter at least 3 characters.

Kontrabandë me emigrantë në Babush të Ferizajt, shoqërohen në polici tetë persona

Shtatë burra (shtetas të huaj) dhe një person janë shoqëruar në stacionin policor pasi gjatë një kontrolli janë gjetur në një rimorkio.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 01:30 në fshatin Babush të Ferizajt.

Tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktimat janë akomoduar në qendrën e pritjes per migrantë.

“ Fsh. Babush, Ferizaj 01.04.2026-01:30. Lidhur me veprën e lartcekur është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të kamionit të tij në rimorkio janë gjetur shtatë meshkuj shtetas të huaj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktimat janë akomoduar në qendrën e pritjes per migrantë”, thuhet në raport. /Telegrafi/