Konjufca: Pashkët festë e paqes dhe ringjalljes
Ushtruesi i detyrës së Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve.
U.d Presidenti Konjufca ka thënë se sot për festën e Pashkëve s`do të mund t`i vizitojmë të afërmit e miqtë për urime, por do të mund t'u dërgojmë urimet më të sinqerta për ditë më të mira.
Urimi i u.d presidentit Konjufca:Kremtet në traditën shqiptare festohen në harmoni ndërvëllazërore.Sot për festën e Pashkëve s`do të mund t`i vizitojmë të afërmit e miqtë për urime, por do të mund t`u dërgojmë urimet më të sinqerta për ditë më të mira.Në këtë kohë kur virusi Covid-19 ka pllakosur botën, jemi të shtrënguar të urojmë njëri-tjetrin nga distanca.Pashkët janë festë e paqes dhe ringjalljes, zemërgjerësisë, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.Në këtë ditë, uroj të gjithë bashkëkombësit katolikë. Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja mirësi e begati!Gëzuar për shumë mote Pashkët!


