Please enter at least 3 characters.

Konjufca: Kontributi i bacës Kolë do të mbetet përherë në kujtimet tona

2021/05/Vjosa-Osmani-Glauk-Konjufca-Albin-Kurti-nderime-per-te-pagjeturit-foto-Ridvan-Slivova-27-e1620547244429.jpg

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-kryeparlamentarit Kolë Berisha.

Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kontributi i tij për lirinë e pavarësinë e  Kosovës do të mbetet përherë në kujtimet tona.

Postimi i plotë:Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar dhe kryekuvendarit Kolë Berisha.Kontributi i çmuar i bacës Kolë për lirinë e pavaresinë e Kosovës si aktivist i hershëm i LDK-së, për krijimtarinë e gjithmbarshme si shkrimtar e intelektual, e mbi të gjitha angazhimi i tij për themelimin dhe fuqizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës si deputet e kryekuvendar, do të mbetet përherë në kujtimet tona.Bashkëndjejmë me familjen, të afërmit dhe miqtë.U prehtë në paqe!/Telegrafi/