Konflikti me armë në gjykatën e Lezhës, jepet masa e sigurisë për 3 të akuzuarit
18/10/2011
Gjykata dha masën “burg pa afat” për Alban Dedën, nën akuzën e të dyshuarit kryesor për vrasjen e Endri Bejtjes.
E njëjta masë u dha edhe ndaj të akuzuarit tjetër Sokol Sejdia. Ndërkohë, u lirua Mehill Ndreu, ndaj të cilit është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitjeje, pasi nuk ka pasur prova për ta mbajtur si të arrestuar.
Seanca e sotme u bë pas marrjes së masës së sigurise për dy të akuzuarit e tjerë të ngjarjes, Ermal Lulashi dhe Arben Nikulaj.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në territorin e gjykatës së Lezhës, ndërkohë që zhvillohej një gjyq për ceshtje pronësie mes palëve.
Nga konflikti i dhunshëm humbi jetën një person dhe u plagosën 4 të tjerë, mes të cilëve një dëshmitar i rastit. /Telegrafi/


