Please enter at least 3 characters.

Konflikt mes adoleshentëve në Kamëz, 15-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin

2022/06/auto_thike-1-730x4401570178530-1.jpg

Një konflikt mes adoleshentëve ka ndodhur në Kamëz, ku për pasojë një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

Policia bën me dije se në shkollën “Jashar Hoxha” në zonën e paskuqanit, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/