Please enter at least 3 characters.

Konfirmohet se i vdekuri është punëtor i Aeroportit të Prishtinës

2016/06/aeroporti-2.jpg

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Bëhet fjalë për një punëtor të aeroportit.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, e cila shkurt ka thënë “po bëhet fjalë për një punëtor”, pa dhënë detaje të tjera.

Rastin e vdekjes e kanë konfirmuar edhe në polici ku është thënë se po punohet në zbardhjen e rastit. /Telegrafi/