Konfirmohen 274 raste të reja me coronavirus në Shqipëri
Një ulje të lehtë panë pësuar rastet e infeksionit me covid në 24 orët e fundit, në krahasim me ditën e djeshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë testuar pozitivë 274 raste të reja, 6 raste me pak se dje, kur u regjistruan 280 të tillë.
Janë kryer 4,799 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 274 qytetarë, në këto bashki: 112 Tiranë, 17 raste në Fier, Elbasan, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Vlorë, 14 raste në Lushnje, Gjirokastër, 9 Malësi e Madhe, 7 raste në Kurbin, 6 raste në Sarandë, 5 raste Vau i Dejës, 4 raste në Lezhë, Durrës, Kavajë, 3 raste në Has, Krujë, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 2 raste në Kukës, Mat, Konispol, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Himarë, Korçë, Devoll, Berat, Kuçovë, Poliçan, Peqin.
Aktualisht janë 1,752 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 37 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,549 që nga fillimi i epidemisë.
Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (12 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 274Të shëruar në 24 orë 46Të shtruar në spitale 37Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 4799Testime totale 947,527Raste pozitive 134,761Raste të shëruara 130,549Raste Aktive 1,752Humbje jete 2,460
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 645Shkodër 249Vlorë 163Elbasan 148Fier 172Lezhë 95Durrës 90Berat 44Kukës 38Gjirokastër 56Korçë 37Dibër 15 /tch/


