Please enter at least 3 characters.

Konferencë për politikë dhe zhvillim lokal të qëndrueshëm

2016/12/Konference-per-politika-zhvillimore-lokale-2.jpg

Ridefinimi i decentralizimit: Promovimi i politikave koherente për zhvillim të qëndrueshëm lokal në Maqedoni' është tema e konferencë së sivjtme e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca është organizuar në bashkëpunim me OSBE-në, ndërsa në të do të mbajnë fjalime ministrja e Vetëqeverisjes Lokale, Shiret Elezi, sekretarja në MVL, Biljana Cvetanovska Gutoska, si dhe përfaqësuesi i OSBE-së në RM, Gonzallo De Çezare, njofton AIM.

Në dy sesione, siç informojnë nga Ministria do të marrin pjesë ekspertë nga vendi dhe nga jashtë ku do të debatojnë për rolin e vetëqeverisjes lokale në planifikimin e zhvillimit të qëndrueshëm. /Telegrafi/