Please enter at least 3 characters.

Konami bashkon eFootball dhe Yu-Gi-Oh

Konami po bashkon dy videolojërat e njohura – eFootball (më parë PES) dhe video-lojën me karta Yu-Gi-Oh.

Në këtë kombinim të papritur, nga 27 shtatori deri më 23 tetor, Neymar do të marrë një kartë speciale në stilin e Magjistarit të Errët.

Përveç Neymarit, edhe kombëtarja e Francës do të "jugifikohet"... pse?

Askush nuk e di dhe askush nuk e ka shpjeguar.

Gjatë kësaj periudhe, lojtarët e eFootball do të mund të marrin avatarë, ikona dhe dekoracione për stadiumet në stilin Yu-Gi-Oh. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com