Please enter at least 3 characters.

Komuna e Prishtinës fton qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet e këshillave lokal

2023/09/Ndertesa-Komuna-e-Prishtines-foto-Ridvan-Slivova-1-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të vazhdojnë me fazën e radhës së zgjedhjes së Këshillave të Fshatrave, Vendbanimeve dhe Lagjeve Urbane në Komunën e Prishtinës.

Në njoftimin e komunës kërkohet nga banorët të marrin pjesë në takime.

"Ju njoftojmë se, me vendim të Komisionit për Këshilla Lokal, do të vazhdojmë me fazën e radhës së zgjedhjes së Këshillave të Fshatrave, Vendbanimeve dhe Lagjeve Urbane në Komunën e Prishtinës. Ftojmë të gjithë banorët e këtyre zonave, që të marrin pjesë në këto takime.  Më poshtë gjeni datat, kohën dhe vendin e mbajtjes së kuvendeve", thuhet në njoftimin e komunës. /Telegrafi/