Please enter at least 3 characters.

Komuna e Kamenicës nis të premten procesin e dezinsektimit, dezinfektimit dhe deratizimit

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se nga nesër nis procesi i dezinsektimit, dezinfektimit dhe deratizimit (DDD) në objektet publike komunale.

Sipas njoftimit, procesi do të zhvillohet në objektet e Komunës, Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF), si dhe në objektet shkollore, përfshirë çerdhet dhe shkollat.

Procesi pritet të zgjasë tri ditë dhe ka për qëllim krijimin e një ambienti më të pastër, të sigurt dhe të përshtatshëm për qytetarët, nxënësit, fëmijët dhe stafin e institucioneve.

Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtij procesi./Telegrafi/