Please enter at least 3 characters.

Komuna e Gjilanit nënshkruan kontratën për ekskursionet, Nuhiu: Përgjegjësinë e marrim ne

6:"Portal

Pas një ndërprerjeje njëvjeçare, Komuna e Gjilanit e ka rikthyer organizimin e ekskursioneve për nxënësit e shkollat e mesme, duke e cilësuar këtë si shpërblim të veçantë për maturantët.

Komuna ka njoftuar se tashmë ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik, ndërsa kujtojmë se vitin e kaluar, kryetari i komunës, Alban Hyseni, kishte vendosur të ndalojë ekskursionet për shkak të shqetësimeve për sigurinë e nxënësve.

Drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu, tha për Telegrafin se me nënshkrimin e kontratës, institucionet lokale marrin përgjegjësinë e plotë për realizimin e ekskursioneve, duke vepruar në përputhje me udhëzimin administrativ të nxjerrë nga MAShTI.

"Përgjegjës jemi ne si institucion, si drejtori, si drejtor i shkollave, si kujdestar i klasave sepse ekskursionet janë të parapara përmes udhëzimit administrative që e parasheh MAShT-i. Shëndeti, siguria dhe mirëqenia e nxënësve janë prioritet për ne", theksoi Nuhiu.

Sipas tij, nisjet do të bëhen në disa faza, me gjasë më 11, 12 dhe 13 maj për grupin e parë, e më pas më 13, 14 dhe 15 për grupet tjera.

Nuhiu deklaron se komuna ka vendosur një çmim maksimal prej 135 eurosh për nxënës, ndërsa oferta më e lirë që ka fituar kontratën është 86 euro.

"Ne kemi kërkuar që kompania të sigurojë mjek gjatë udhëtimit, sigurim për nxënësit, shoferë me përvojë dhe të jetë një firmë serioze," shtoi Nuhiu.

Ndryshe, vendimi ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë edhe kundërshtime nga opozita komunale, e cila e ka cilësuar këtë si “keqpërdorim të buxhetit. /Telegrafi/