Komuna e Deçanit subvencionon 19 OJQ dhe klube sportive
Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar se janë nënshkruar marrëveshjet me përfaqësuesit e 19 organizatave joqeveritare dhe klubeve sportive që kanë përfituar subvencione nga thirrja publike për vitin 2026.
Sipas Ramosajt, kjo mbështetje synon të fuqizojë aktivitetet në fushën e rinisë, sportit dhe kulturës, duke krijuar mundësi për realizimin e projekteve të ndryshme në shërbim të komunitetit.
“Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë mbështetjen për rininë, sportin dhe kulturën, duke u krijuar mundësi për realizimin e projekteve të tyre në fusha të ndryshme”, ka shkruar Ramosaj.
Ai ka theksuar se pret që kjo mbështetje të sjellë rezultate pozitive për komunën dhe qytetarët e Deçanit, duke u uruar sukses organizatave dhe klubeve përfituese në realizimin e synimeve të tyre.
“Besoj se kjo mbështetje do të shndërrohet në rezultate pozitive për komunën dhe qytetarët tanë”, ka thënë kryetari Ramosaj. /Telegrafi/


