Kompensimin ushqimor për punëtorët komunalë dhe emra të rinj për rrugët – vendime nga Kuvendi Komunal i Gjilanit
Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt, gjatë së cilës janë miratuar disa pika të rëndësishme.
Gjatë kësaj seance, kuvendarët kanë miratuar ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për themelimin e KKSB-së, si dhe vendimin e fundit të konsoliduar në kuadër të Komisionit për emërtimin e rrugëve.
Gjithashtu, u miratua edhe pagesa e shujtave për punëtorët e administratës komunale për vitin 2024.
Ndërkohë, nuk është votuar për futjen në rend të ditës raporti i punës së kryetarit Hyseni për vitin 2024, raporti vjetor financiar për vitin fiskal 2024, si dhe raportit financiar për periudhën janar-mars 2025.
Partitë opozitare, të cilat përbëjnë shumicën në Kuvend, nuk pranuan të diskutojnë për këto pika në mungesë të kryetarit Hyseni dhe drejtorëve komunalë. /Telegrafi/


