Please enter at least 3 characters.

Kompanitë ajrore kërkojnë testimin e shpejtë të pasagjerëve për COVID-19

2020/09/airport-covid19.jpg
595:"AUCKLAND, NEW ZEALAND - JANUARY 29: Passengers arriving on flights wear protective masks at the international airport on January 29, 2020 in Auckland, New Zealand. There have been no confirmed cases of coronavirus in New Zealand, however health authorities remain on high alert as more cases of the deadly flu-like virus are confirmed around the world. The coronavirus, which originated in Wuhan, China, has now killed 132 people - mostly in China - and as of Wednesday morning had 6,000 confirmed cases while thousands more people remain under observation. (Photo by Dave Rowland/Getty Images)
12:"Getty Images

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) kanë bërë thirrje për zhvillimin dhe aplikimin e një testimi të shpejtë për COVID-19 për të inkurajuar udhëtarët që të fillojnë përsëri fluturimet.

IATA thotë se do të punojë përmes Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) dhe me autoritetet shëndetësore për ta zbatuar këtë sa më shpejt.

"Çelësi për të rivendosur lirinë e lëvizjes përtej kufijve është testimi sistematik ndaj COVID-19 i të gjithë udhëtarëve para nisjes. Kjo do t'u japë qeverive besimin për të hapur kufijtë e tyre pa ndryshime të vazhdueshme në rregullat e udhëtimit", tha shefi i IATA-së, Alexandre de Juniac, përcjell Telegrafi.

Që nga ndërmarrja e masave si rezultat i pandemisë COVID-19, humbjet llogariten të tejkalojnë 400 miliardë dollarë.

Disa qeveri kanë rihapur me kujdes kufijtë që nga ajo kohë, por ka qenë i kufizuar përvetësimi si rezultat i masave të karantinës që i bën udhëtimet jopraktike. /Telegrafi/