Please enter at least 3 characters.

Komiteti i Senatit e konfirmon Kerryn

2016/01/f.0129192917418_m.jpg

Senatori Kerry i cili ishte edhe kandidat për president në vitin 2004, ka mbështetjen e gjerë në Senat nga demokratët tjerë si dhe nga republikanët.

Kerry ka shërbyer për 28 vjet në panelin për Marrëdhënie me Jashtë dhe ka udhëhequr me komitetin për katër vitet e kaluara, transmeton REL.

Ai është i dekoruar si veteran i luftës në Vietnam. Presidenti Obama gjithashtu ka nominuar senatorin republikan të Nebraska-s Chuck Hagel, që të zëvendësoj Leon Pannettan në postin e sekretarit të mbrojtjes si dhe këshilltarin për siguri të vendit dhe për kundër-terrorizëm John Brennan në pozitën e drejtorit të CIA-s. /Telegrafi/