Please enter at least 3 characters.

“Komitët” vazhdojnë me ofendimet për shqiptarët (Video)

2018/10/2018-10-21-1.png

Sot në  qytetin e Shkupit po zhvillohet ndeshja futbollistike në mes Vardarit dhe Shkëndisë.

Dhe derisa në terren po luhet një ndeshje korrekte në tribuna kanë nisur fyerjet e një grupi të tifozëve maqedonas, ‘Komitët’ në drejtim të shqiptarëve.

Fjalët më të shpeshta ofenduese që përdoreshin ishin "Shqiptarë i vdekur është shqiptarë i mirë"

Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga delegati i ndeshjes.

Shkëndija ka fituar ndeshjen me Vardarin në Shkup me rezultat 0:2, ku shënuan Izair Emini dhe Besart Ibrahimi./Telegrafi/