Komisionerët "ngrisin zërin”, mediat ankohen për bllokadë në raportim
12/10/2025
Komisionerë në vendvotime kanë reaguar ashpër ndaj ekipeve të mediave të cilët ndodheshin në njërën nga shkollat ku votonin përfaqësues të Listës Serbe.
Ata qëndronin në njërën nga klasat, derisa një komisioner serb reagonte duke thënë që mos të kalojnë në atë pjesë, derisa komisionerja shqiptare kërkonte që mos t’i ofroheshin, raportoi kp.
Aty përfaqësues të Listës Serbe votuan në mënyrë të organizuar dhe një grup qytetarësh.
Ndërkaq, edhe gazetarët e Telegrafit në terren janë duke raportuar se edhe në qendra të tjera të votimit nuk po u lejohet të raportojnë brenda tyre, ndonëse janë të akredituar. /Telegrafi/


