Please enter at least 3 characters.

Komiku i njohur për rolin e 'Silent Bob', Kevin Smith i mbijeton infarktit në zemër

2018/02/kevinsmith-2-e1519639933143.jpg
226:"NEW YORK, NY - OCTOBER 05: Kevin Smith poses for a photo backstage at the Comic Book Men Panel during the 2017 New York Comic Con at Hammerstein Ballroom on October 5, 2017 in New York City. (Photo by Cindy Ord/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktori dhe regjisori, Kevin Smith, i ka mbijetuar një infarkti të zemrës të dielën mbrëma.

Lajmin e ka bërë të ditur vet regjisori i "The Clerks" përmes një postimi në rrjetet sociale.

(Foto: Getty Images)

Ai ka thënë se kishte pasur probleme me zemrën pas një 'stand-up' komedie të dielën mbrëma dhe është dërguar me urgjencë në spital.

"Pas shfaqjes së parë këtë mbrëmje, pata një infarkt të madh. Mjeku që ma shpëtoi jetën, më tha se e kam pasur krejtësisht të bllokuar arterien e majtë koronare të përparme".

"Po të mos e kisha ndërprerë shfaqjen dhe të shkoja në spital, do të kisha vdekur. Mirëpo, tash për tash jam akoma mbi tokë", ka shkruar 47-vjeçari në Twitter.

Smith u bë i njohur me rolin e 'Silent Bob', të cilin e portretizoi në disa filma komikë.

"Mallrats", "Chasing Amy", "Dogma", "Jay and Silent Bob Strike Back" dhe "Clerks 2", janë filmat ku ai e ka luajtur rolin e 'Bobit të heshtur'. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)