Please enter at least 3 characters.

Kombinime të lezetshme të modës me çorape të rrudhura pa shputa në rolin kryesor

2023/12/asosjk.jpg

Ato ishin një hit gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar, por tani janë ngrohëse të trasha këmbësh, të thurura, pjesë e skenës së stilit të rrugës që i pëlqen trendët e ndryshëm retro

Ato janë të shkëlqyera me çizme të shkurtra ose këpucë tenisi.

Këto ditë ne bëjmë gjithçka për t'u ngrohur dhe një aksesor i modës na ndihmon për ta bërë këtë - dhe stilistikisht t’i kujtojmë vitet tetëdhjetë.

Tani këto çorape janë bërë një pjesë e lezetshme që i mbathim me minifunde dhe fustane, transmeton Telegrafi.

Tonet neutrale përshtaten, kafeja dhe jeshilja plotësojnë njëra-tjetrën bukur.

Çizmet e shkurtra ndonjëherë kanë nevojë për një shtesë stili.

Minifundi bëhet një aset dimëror, me detaje në modë prej leshi të butë.

Sa i përket leshit, motivi me vija është një nga më interesantët.

Mund t'i rregulloni sipas ngjyrave. Zgjedhja e një nga ngjyrat e veshjeve le të jetë kryesore.

Leshi do të duket bukur nga koka te këmbët, në tonet e një shenje neutrale.

Dhe palltoja është një legjendë, na ngroh si një arush pelushi.

Mund të vishen edhe në pantallona, ato i japin stilit një notë të lezetshme të tendencave të viteve nëntëdhjetë. /Telegrafi/