Please enter at least 3 characters.

Komandanti i FSK-së, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së shefit të Shtabit të Forcave të Përbashkëta në SHBA

2019/10/1.-Komandanti-i-FSK-së-mori-pjesë-në-ceremoninë-endërrimit-të-komandës-së-shefit-të-Shtabit-të-Forcave-të-Përbashkëta-në-SHBA-.jpg

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), dje për herë të parë mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së shefit të Shtabit të Forcave të Përbashkëta, që është mbajtur në bazën e përbashkët të ushtrisë amerikane "Myer-Henderson Hall" në Uashington.

Gjatë kësaj ceremonie gjeneral Rama e uroi personalisht gjeneralin Milley, të cilit i dëshiroi suksese në mandatin e tij 4-vjeçar dhe i shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së.

Pozita e shefit të Shtabit të Forcave të Përbashkëta konsiderohet pozita me e lartë në strukturën e ushtrisë amerikane, ku gjeneral Mark Milley do të jetë këshilltari më i lartë i Presidentit të SHBA-ve, Sekretarit të Mbrojtjes dhe i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për çështje që ndërlidhen me sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Gjenerali Mark A. Milley është emëruar shefi i 20-të i Shtabit të Forcave të Përbashkëta, duke e zëvendësuar gjeneralin Joseph Dunford, i cili për 4 vjet ka qëndruar në këtë pozicion mjaft të rëndësishëm./Telegrafi/